Ligji nuk respektohet, vijon përdorimi i qeseve plastike (VIDEO)

Ligji nuk respektohet, vijon përdorimi i qeseve plastike (VIDEO)

MCN TV ka kryer një vëzhgim te Tregu i Uzinës Dinamo, ku vijon përdorimi i qeseve një përdorimshe që janë ndaluar që nga 1 qershori i vitit të shkuar. Kryesisht qeset që s’lejohen përdoren më së shumti në tregjet e fruta-perimeve se sa në markete.

Gazetari Besmir Pula bën me dije se nga 1 qershori deri në mars të këtij viti janë vendosur në total tre gjoba, me vlerën 500 mijë lekë të reja, në Korçë, Elbasan dhe Berat. Gjobat kanë qenë për prodhuesit, dhe s’kemi ende gjoba për tregtuesit dhe qytetarët.

Mungojnë masat administrative në Tiranë, ndonëse qeset plastike përdoren në shumë tregje të kryeqytetit. Ndërkohë që është një pjesë e vogël e qytetarëve po përdorin trastat.

Një zotëri duke folur për Mcn Live tha se “po përdorim trasta”, ndonëse kishte qese plastike me vete.  

Ndërkohë një zonjë u shpreh: “I kemi zëvendësuar, marrim çanta. Përdorim vetëm qeset e lejueshme, këto të palejueshmet nuk i përdorim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy