Një natë më parë iu dogjën shtëpinë/ Vriten babë e bir në Shkodër

Një natë më parë iu dogjën shtëpinë/ Vriten babë e bir në Shkodër

Një ngjarje e tronditëse raportohet nga Dukagjini pasditen e sotme. Raportohet se dy viktimat janë babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduard Gurra, të cilët janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre në fshatin Sumë. Sipas korrespodentit të MCN tv në Shkodër, mbrëmjen e kaluar dy viktimave, persona të paidentifikuar iu kanë djegur shtëpinë në fshatin Sumë të njësisë Pult në Dukagjin. Gjatë ditës së sotme kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur ne vend. Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen "Partizani", Shkodër. Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje. Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy