Xhezair Zaganjori kalon vettingun, konfirmohet në krye të Gjykatës së Lartë (VIDEO)

Xhezair Zaganjori kalon vettingun, konfirmohet në krye të Gjykatës së Lartë (VIDEO)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Ai nuk ishte i pranishëm në seancën ku u dha vendimi ndërsa e pranishme ishte këshilltarja. 

Trupa gjykuese përbëhej nga kryetari Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Në seancën dëgjimore të 20 korrikut, Zaganjori u shpreh se kishte mbështetur reformën në drejtësi dhe se kishte dorëzuar të gjithë dokumentet e nevojshme.

Ndërkohë relatorja Palema Qirko ishte shprehur se procesi i rivlerësimit ndaj Zaganjorit se të ardhurat nuk justifikojnë pasuritë e vëna nga subjekti.

Procesi i rivlerësit ishte bërë me përparësi për shkak të pozicionit të Zaganjorit si kryetar i Gjykatës së Lartë. 

Fillimisht, KPK vlerësoi se kreu i Gjykatës së Lartë pati bërë deklarime të pasakta të pasurisë dhe kontrata fiktive. Por ai u mbrojt duke thënë se kontratat ishin formale për pronën dhe brenda ligjit.

Zaganjori ka deklaruar një apartament 293 metra katrorë në rrugën “Dedë Gjo Luli” në Tiranë, një dyqan i deklaruar si bibliotekë, një bodrum 65 metra katrorë dhe një zyrë prej 15 metrash katrorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy