Zululand - Maks Velo: Veliaj ka bërë punë të mirë, por gaboi me parkun

Zululand - Maks Velo: Veliaj ka bërë punë të mirë, por gaboi me parkun

Erjon Veliaj po punon mirë, por tek parku gaboi. Ky ishte konkluzioni i arkitektit Maks Velo teksa fliste në studion e Zululand me gazetarin Mustafa Nano. Dhe arsyen se pse gaboi me parkun, Velo e shpalosi përballë Nanos, duke folur edhe në cilësinë e autorit të Parkut të Liqenit Artificial. “Unë jam autori i Parkut të Liqenit të ndërtuar në vitin 1959. Parku i madh e ka një autorësi. Nuk ka të drejtë asnjeri të prekë autorësinë”, deklaroi Velo në studiot e TemA TV.  

Sipas arkitektit, në park nuk duhet të ndërhyhet, pamvarësisht se ndër vite parku është kafshuar nga ndërtimet që janë favorizuar politikisht.

 

“Goditja e parë u dha me shkollën “Wilson” nga Berisha dhe pastaj me radhë, me Sheraton dhe me pjesën e sipërme të liqenit. Kjo është goditja e fundit që po i bëhet parkut”- deklaroi Velo për Zululand. 

 

Duke e vlerësuar si të pavend parkun brenda parkut, Velo tha se 800 mln lekë janë shumë për të bërë një kënd lodrash. “Unë e kam projektuar parkun me pesë puntorë, 3 puntorë dhe dy ustallarë. Tani ata marrin 800 mln për të bërë një park lojrash. Po të m’i jap mua Veliaj, unë i bëj një park 20 km katrorë. Le të m’i japi mua. 800 mln për ca lojna që s’kanë lidhje me natyrën. Janë kënde lojnash për në qytet”- u shpreh arkitekti. 

 

Por si e koncepton Velo rilindjen urbane? I fokusuar në qytetin e Korçës dhe më pas në të tjerë qytete, Velo tha se e kanë humbur diversitetin. Por atë që veçoi si shumë të mirë, është pazari i Korçës. “Ku qëndron e keqja?! Janë të gjitha njësoj. Domethënë materialet që janë përdorur janë të njëjta, si në Elbasan, si në Pogradec, si në Korçë. Duhet të ruanim diversitetin. Kjo është e keqja. Kjo s’ka lidhje me dëshirën e keqe të Ramës. Qytetet janë bërë në kohë të ndryshme, prandaj janë të bukura." 

 

Po ashtu Velo shprehu shqetësim për mosvlerësimin e shkencës në Shqipëri. “E shoh me shumë dhimbje që shumë institucione shkencore po shkatërrohen dhe po zëvendësohen me institucione llafesh. Rasti i fundit që jam skandalizuar ishte prishja e Laboratorit të Hidraulikës”, nënvizoi Velo. 

 

Shqetësim tjetër për Maks Velon janë edhe ndërtimet e shumta informale vend e pavend. “Jemi 2 mln shqiptarë të krimbur e kemi shtëpi me 12 dhoma e të ndërtuara rrëzë malit e kodrave, në fushë, në det e buzë lumit” - tha mes të tjerash Velo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy