Akuzat për fshehjen e viktimave/ Rama: Kalojnë çdo cak politik

Akuzat për fshehjen e viktimave/ Rama: Kalojnë çdo cak politik

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Lulëzim Bashës se po fshihet numri I viktimave nga Covid.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale dhe pas deklaratave të mjekëve, Rama shprehet se kjo akuzë shumë e rëndë cënon integritetin e gjithë personelit mjekësor dhe shkon përtjet çdo caku të politikës.

Kryeministri Rama, njofton ndër të tjera se nesër do ti drejtohet qytetarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë mbi këto akuza.

Postimi i plotë 

Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t'u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!

Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t'u jetë harruar emri, nami e nishani!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy