Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident rrugor të shënuar mbrëmë vonë në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23: 40, në superstradën Fushë- Krujë – Thumanë, ku mjeti me targa AA 166 LA është përplasur ne trafikndarësen.
Për pasojë janë dëmtuar rëndë 4 shtetas.
Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë shtetasit R. K. 28 vjeç, banues në Tiranë dhe A.P. 25 vjeç, banues në Laç dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve shtetasit L.S. banues në Laç dhe B.D. banues në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



