
Së paku 226 fëmijë janë vrarë dhe 416 të tjerë kanë mbetur të plagosur, qysh nga nisja e konfliktit ushtarak në Ukrainë.
Një shifër e tillë u bë e ditur nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, në përditësimin ditor, duke saktësuar se shifra mund të ketë ndryshime, për shkak të pamundësisë së verifikimeve në terren, në zonat që ndodhen nën dominimin e ushtrisë ruse.
Rajoni ku u regjistrua numri më i madh i vdekjeve të fëmijëve është Donetsk, me 139 të vdekur, ndjekur nga Kievi me 116.
Rusia nisi ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt, në atë që e quajti operacion special ushtarak, me synim denazifikimi dhe çmilitarizimin e Ukrainës.



