Protestat e dhunshme për Muhamedin, Franca thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Pakistani

Protestat e dhunshme për Muhamedin, Franca thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Pakistani

Franca u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj në Pakistan që të largohen nga vendi të paktën përkohësisht pas protestave të dhunshme anti-franceze.


Ambasada franceze në Pakistan paralajmëroi për ‘kërcënime serioze ndaj interesave franceze në Pakistan’, duke shtuar se protestat po rriteshin ndjeshëm në të gjithë vendin.


Dy oficerë policie vdiqën këtë javë gjatë përplasjeve me protestuesit.


Protestat nisën muaj më parë pasi Franca mbrojti të drejtën për të treguar karikatura të Profetit Muhamed.


Në tetor të vitit të kaluar, Presidenti francez Emmanuel Macron mbrojti me forcë lirinë e shprehjes pas prerjes së kokës së një mësuesi që, tregoi karikatura të tilla gjatë një ore mësimi.


Kjo nxiti zemërimin e botës myslimane, përfshirë Pakistanin, ku kishte thirrje për bojkot të mallrave franceze. Paraqitjet e Profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe konsiderohen tepër fyese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy