Protesta e PD/ Policia me plan masash. Ja rrugët që do bllokohen nesër

Protesta e PD/ Policia me plan masash. Ja rrugët që do bllokohen nesër

Partia Demokratike nesër prej orës 17.30 do të organizojë protestën e saj të radhës para Kryeministrisë.

 Policia e Shtetit ka publikuar sot planin e masave të ndërmarra në kuadër të protestës.

Sipas njoftimit për media, në terren do të jenë 1100 forca policie duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat, Garda e Republikës, si dhe në gatishmëri pritet të jenë edhe forcat RENEA.

Nesër do të bllokohen disa segmentet rrugore, dy orë para nisjes së protestës e deri në përfundim të saj.  

NJOFTIMI I POLICISË:

Masat e Policisë së Shtetit për protestën e nesërme të thirrur nga Partia Demokratike:

Protesta e thirrur për nesër në orën 17:30 nga PD ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy