Kamionët e guroreve dëmtojnë banesat në Mamurras, Skëndaj: Policia bën sehir, përfshihen interesa të mëdha

Kamionët e guroreve dëmtojnë banesat në Mamurras, Skëndaj: Policia bën sehir, përfshihen interesa të mëdha

Banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras po protestojnë në mënyrë të vazhdueshme kundër kamionëve me inerte që kanë shkatërruar rrugën kryesore të lagjes.

Lidhur me këtë situatë, e cila ishte në fokus të emisionit “Fol” ditën e djeshme, gazetari Erion Skëndaj tha se banorët ndihen të pasigurtë për jetën e tyre, duke shtuar se gjatë natës 20 kamionë të tonazhit të lartë kalojnë njëri-pas tjetrit duke ngjallur frikë dhe duke i dëmtuar shtëpitë.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Skëndaj theksoi se nga guroret që janë zhvendosur nga Kruja në Mamurras marrin inerte 27 kompanitë më të mëdha të vendit të cilët ndërtojnë pallatet dhe veprat publike.

Skëndaj thotë se akuzat e drejtpërdrejta të banorëve shkojnë së pari për Ministrinë përkatëse që ka dhënë lejet dhe së dyti për organet ligjzbatuese të cilat nuk mbrojnë jetën e qytetarëve.

Banorët e ndiejnë veten fatkeqë për shkak të spostimit të guroreve nga Kruja në Mamurras. Janë me dhjetëra gurore, që me materialet e tyre po kryhet rindërtimi, po rindërtohen me mijëra objekte në Tiranë. Të gjithë kamionët kalojnë në këtë lagje. Arritën në pikën ku vendosën bllokun e betonit dhe thanë që do flemë këtu. Ditë natë gra dhe burra bëjnë roje. Sa konstatojnë që vjen dikush me kamion me një mesazh dalin të gjithë nga dyert e tyre. Më duken si filmat me partizanë. Banorët shkojnë deri aty sa akuzojnë persona me influencë politike që qëndrojnë prapa djegies së pyllit, që është kurora. Dhe në më pak se një javë ka dalë gurorja e re. Ata argumentojnë me fakte gojore të para. 

Aty nuk ka pasur gurore, dhe banorët thonë që i toleronin dikur të kalonin pasi ishin shumë pak. Tani që janë bërë 27 , janë 400 automjete, për nga 3 rrugë, i bie 1200 rrugë. Prandaj thonë ata 1200 kamionë. Kur kalojnë, vibrojnë dhe prishen dhe shtëpitë. Këto nuk janë dëmtime që erdhën nga tërmeti.

Ata ngrenë dy pista, njëra shfrytëzimi pa kriter dhe së dyti nga ky shfrytëzim cenohet siguria e qytetarëve, ndotet qyteti. Kamionët ecin me shpejtësi të madhe, rrezikohet jeta.

Këta kanë protestuar që në 2014, por ‘e paduerueshme’ situata është bërë nga janari i 2023 e deri tani, si duket janë hapur dhe gurore të tjera. E gjithë Shqipëria merr inerte aty dhe kanalizohet në të njëjtën rrugë. Sipas përgjigjes nga Bashkia rruga ku duhet të kalojnë nuk është kjo, por një tjetër. Nuk kalojnë atje se rruga është çakull, shtrat lumi, për të mos dëmtuar kamionët kalojnë nga rruga e banorëve. Kur kalonte kamioni tronditet gjithë shtëpia. Natën kalojnë 20 kamionë njëherazi dhe duket sikur i pushtojnë, shtëpitë janë të gjitha të plasaritura. Por të ishin nga tërmeti, do kërkon dëmshpërblim.

Akuzat e banorëve janë të drejtpërdrejta që burojnë nga Ministria përkatëse që ka dhënë leje e shfrytëzimi dhe tek organet ligjzbatuese. Nuk mund të digjet një fshat që nga koha e diktaturës thonë ata për hir të bërjes së miliardave nga kompanitë.

Janë 27 kompani. Janë të gjitha kompanitë e ndërtimit që ndërtojnë pallate. Banorët nuk i thonë me emra por një pjesë e mirë i përkasin “Gener 2” për rrugën Thumanë- Kashar, një pjesë shkon për kompanitë që bëjnë rindërtimin, ndër to dhe Salillari. Të gjitha kompanitë kanë mjete. Kamionët kalojnë pikërisht tek rruga 'Demokracia', e quajnë dhe diskriminim banorët për shkak të bindjeve politike, kanë qenë si djep i PD dhe për këtë arsye thonë banorët na lënë pa investime. Ata thonë që janë bërë 3 herë investime për ujësjellësin dhe lagjja merr ujë një herë në dy Ditë. Banorët thanë që blejnë 2-3 bote në ditë dhe përveç kësaj blejnë dhe ujë për të pirë.

Kishte dy ditë që nuk po kalonin kamionët si dikur. Nga Bashkia kanë marrë përgjigje pozitive, por ata nuk i besojnë se bashkia e ka premtuar 2-3 herë. Ata qëndrojnë 2-3 ditë pushim dhe pastaj rikthehen sërish. Bashkia nuk merr masa penalizuese. Çështja është tek policia. Qëllimi primar i banorëve është të ndalet shkelja e ligjit, të mos hyjnë kamionët në ato rrugë që nuk janë të tipit A. Vjen policia bën sehir.

Janë interesa të mëdha. Flasim për 27 kompanitë më të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy