15 Tetori, Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

15 Tetori, Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

15 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, një simbol i pavarësisë dhe i përpjekjeve të qytetarëve të verbër për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe garantimin e të drejtave të tyre.

Kjo ditë daton që prej vitit 1964, kur Presidenti amerikan Lyndon B. Johnson nënshkroi deklaratën që njohu të drejtën e personave të verbër për barazi dhe përfshirje të plotë në shoqëri. Ajo theksoi gjithashtu përgjegjësinë e institucioneve për të marrë masa konkrete që lehtësojnë jetën e këtij komuniteti dhe respektojnë dinjitetin e tij.

Më 15 Tetor organizohen aktivitete të ndryshme në nivel lokal dhe kombëtar, të cilat synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe institucioneve për zbatimin në praktikë të të drejtave që burojnë nga statusi i personave të verbër dhe nga Konventa e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (PAK).

Një nga aktivitetet më domethënëse është marshimi sensibilizues i personave të verbër, me në dorë shkopin e bardhë – simbolin e tyre të lirisë së lëvizjes dhe autonomisë. Ky marshim është një thirrje për më shumë integrim në shoqëri dhe për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy