Turqia ka akuzuar Greqinë për "veprim armiqësor", duke deklaruar se të martën avionët e saj F-16-të që ishin në një mision në Detin Egje dhe Mesdheun lindor, u targetuan nga sistemi grek i mbrojtjes ajrore i dislokuar në Kretë, ndërsa po kryenin një zbulim në perëndim të ishullit Rodos.
Avionët reaktivë turq, megjithatë, "përfunduan misionet e planifikuara dhe u kthyen të sigurt në bazën e tyre", thanë burime nga Ministria e Mbrojtjes turke.
Dy vendet fqinje, të dyja anëtare të NATO-s, kanë debatuar prej kohësh mbi kufijtë e tyre detarë dhe ajrorë.
Athina akuzon Ankaranë se fluturon mbi ishujt grekë. Turqia, nga ana e saj, pretendon se Greqia po vendos trupa në ishujt e Egjeut në kundërshtim me traktatet e paqes të nënshkruara pas dy luftërave botërore.



