UEFA: Financuesit e Skëndërbeut Ridvan Bode, Ardjan Takaj dhe Agim Zeqo kanë trukuar ndeshje

UEFA: Financuesit e Skëndërbeut Ridvan Bode, Ardjan Takaj dhe Agim Zeqo kanë trukuar ndeshje

Një raport që UEFA ka publikuar ka nxjerrë në pah të gjitha trukimet që klubi I Skëndërbeut ka bërë në ndeshjet europiane dhe në kampionatin shqiptarë. Në raportin e publikuar nga UEFA shkruhet qartë që kampionët e shqipërisë kanë trukuar mbi 50 ndeshje duke përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro.

 

Në qëndër të akuzave UEFA ka vendosur gjithashtu drejutesit që kanë financuar skuadrën e Skëndërbeut të cilët janë Ridvan Bode (ish ministër I financave) Ardian Takaj dhe Agim Zeqo. Këta të tre të cilët kanë financuar skuadrën korcare kanë bërë të mundur që të fiksojnë një numër të lartë ndeshjes për të fituar shuma të mëdha parash.

 

Presidenti Takaj akuzohet për ndërhyrjen e ndeshjeve për të bërë të mundur trukimin së bashku me familen e tij. Agim Zeqo gjithashtu akuzohet se ka trukuar shumë ndeshje në kohën  kur ishte president i skuadrës.

 

Ndërsa Ridvan Bode aktualisht deputet i Paralamentit Shqiptarë, në atë periudhë ka qenë ministër i Financave akuzohet për privatizimin në mënyrë të paligjshme të Skëndërbeut si dhe ndërhyrjet që ka bërë më dy klubet Shkumbinin dhe Dinamon për të shpallur Skëndërbeun kampion./ Fatjon Baze, TemA TV

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy