
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë se në veri është sekuestruar një sasi e madhe armatimi të rëndë.
“Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmojnë Policinë e Kosovës dhe institucionet e Kosovës”, ka thënë ai. “Këta kanë dështuar falë sakrificës së Policisë”.
Ai ka thënë se ky është grup terrorist duke shtuar se disa janë identifikuar si pjesëtarë të mbrojtjes civile.
Policia e Kosovës konfirmoi ekzekutimin e tre prej sulmuesve dhe arrestimin e një të katërti. Një efektiv i policisë së Kosovës u vra mëngjesin e sotëm në fshatin Banjska.



