Ish-konkurrentja e Big Brother Genta Gjalpi duke folur në emisionin “Stay Tuned” në MCN TV tha se dikur u pendua për hyrjen në emision, por tashmë i ka kaluar.
Gjalpi tha se nuk ka arsye përse të pendohet sepse nuk ka bërë diçka të keqe, por vlerëson se s’ka qenë e përgatitur emocionalisht.
U pendova para disa vitesh për hyrjen në Big Brother. Kalova 5 vite pendesë, tani nuk pendohem fare. Pse të pendohem s’e s’kam bërë asgjë të keqe. Të hysh 19 vjeç aty, s’është se kam qenë shumë e përgatitur emocionalisht. Duhet të jesh aty që ta kuptosh, mendon që je vetëm ti dhe të tjerët aty, nuk e koncepton çfarë ndodh përjashta”.



