Caca: E kanë zgjedhur arkitektin e godinës së Bibliotekës Kombëtare, ajo që do të zhvillohet nuk është më konkurs (VIDEO)

Caca: E kanë zgjedhur arkitektin e godinës së Bibliotekës Kombëtare, ajo që do të zhvillohet nuk është më konkurs (VIDEO)

Arkitekti Gjergji Caca tha në studion e MCN Informacion se edhe projektuesi i Bibliotekës Kombëtare është zgjedhur, dhe ajo që do të zhvillohet nuk do të jetë më konkurs.

Thuhet në dokument: Çdokush që do bjerë dakord me Korporatën e Investimeve, tek ky konkursi e paskemi një arkitekt, apo dikush që do ta bëjë projektin Xaveer de Geyter nga XDGA, është e njohur. Thotë që ai që do të ndërtojë...

D.m.th. Ne nuk kemi një projekt, do vijë dikush që do japë një ofertë dhe ky që do të japë ofertën projektin do ta bëjë me këtë zotërinë sepse Korporata e Investimeve Shqiptare po ta shihni e thotë nëpër rreshta që është dakordësuar oferta me zotërinë për të bërë projektin. Ky quhet nënkontraktor i emëruar. Nga u kontraktua ky? Do dalë konkursi i radhës, do dalë dhe investitori që e krijuar këtë konkursin e radhës dhe do dalë një projekt që nuk ke kohë ta lexosh, jo më ta projektosh dhe ja ku na del. E kanë shkruar gabimisht. E kanë zgjedhur dhe projektuesin, nuk është më konkurs. Kemi kaluar nga ajo që bëhej show me atë zotërinë që është në arrest shtëpie në Milano, megjithëse unë kam respekt për idenë që ka future në arkitekturë, për pjesën e pyllit vertikal. Po të shkojmë te sajti, projektet më të mëdha i ka në Brazil, në Shqipëri, dhe ka disa në Europë, për që janë me konkurse tipike, që është bërë konkursi dhe e ka fituar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy