Mbi dhjetë ushtare ukrainase të kapur nga forcat ruse i’u nënshtruan torturës dhe keqtrajtimit gjatë mbajtjes peng.
Një fakt i tillë u raportua në Telegram nga Lyudmyla Denisova, komisionere e parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut, cituar nga CNN.
15 gratë ishin mes 86 ushtarëve të liruara nga rusët të premten e kaluar. Pasi u kapën nga forcat ruse, ushtaret u dërguan në Bjellorusi dhe më pas në një qendër paraburgimi në Bryansk, Rusi, ku u torturuan dhe u kërcënuan, u zhveshën lakuriq në prani të burrave. Iu prenë flokët dhe i morën në pyetje. Disa nga gratë dyshohet se u detyruan të merrnin pjesë në xhirimet e videove propagandistike ruse.



