Alarmi i Greenpeace: Uji i Fukushimës mund të dëmtojë ADN-në njerëzore

Alarmi i Greenpeace: Uji i Fukushimës mund të dëmtojë ADN-në njerëzore

Uji i ndotur që së shpejti pritet të lëshohet në det nga termocentrali bërthamor Fukushima Daiichi përmban karbon radioaktiv, që ka potencialin për të dëmtuar ADN-në e njeriut, ka paralajmëruar organizata e të drejtave mjedisore Greenpeace.

Grupi mjedisor pretendon se 1.23 milion metra tonë ujë të depozituar në centralin që u dëmtua nga cunami i viti 2011 përmban nivele "të rrezikshme" të izotopit radioaktiv karbon-14 dhe radionuklideve të tjerë "të rrezikshëm", të cilat mund të kenë "pasoja serioze afatgjata për komunitetet dhe mjedisin" nëse uji lëshohet në Oqeanin Paqësor.

Nëntë vjet nga katastrofa më e rëndë bërthamore e Japonisë, hapësira për të ruajtur ujin po mbaron dhe qeveria ka thënë se mund ta lëshojë në oqean ujin.

Autoritetet, përfshirë ministrin e Mjedisit të vendit, kanë treguar se zgjidhja e vetme është lëshimi i tij në oqean - një plan që përballet me kundërshtimin e aktivistëve të mjedisit dhe përfaqësuesve të industrisë së peshkimit.

Në një raport të publikuar të premten, Greenpeace tha se uji, përveç tritiumit izotop radioaktiv, përmban izotop radioaktiv karbon-14, i cili është "kontribuuesi kryesor në dozën kolektive të rrezatimit njerëzor dhe ka potencial të dëmtojë ADN-në e njeriut".

Shaun Burnie, autor i raportit dhe specialist i lartë bërthamor në Greenpeace Gjermani, i tha CNN se mund të ketë deri në 63.6 GBq (gigabecquerel) karbon-14 në total në rezervuarë.

"Këto, së bashku me radionuklidet e tjera në ujë do të mbeten të rrezikshme për mijëra vjet me potencialin për të shkaktuar dëme gjenetike. Është një arsye më shumë pse këto plane duhet të braktisen", tha Burnie në një deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy