Meksi: Opozita duhet të përcaktojë qëllimin e protestës, ta bëjë me dhimbje koke Ramën, jo vetëm të bllokojë bulevardin (VIDEO)

Meksi: Opozita duhet të përcaktojë qëllimin e protestës, ta bëjë me dhimbje koke Ramën, jo vetëm të bllokojë bulevardin (VIDEO)

Avokati Redon Meksi, tha sot në studion e “MCN live”, se teksa protesta e opozitës e paralajmëruar me 11 shkurt, po afrohet, nuk ka parë ende synimin dhe përcaktimin e qartë të saj.

Sipas tij, dukshëm kemi parë organizim të protestave që në thelb nuk kanë asgjë në organizim, teksa i sugjeron opozitës që  të “sulmojë” aty ku i dhemb kryeministrit Rama, te segmente të ekonomisë ku ai fiton më shumë para.

Nuk është hera e parë që dalim në protestë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë, dalin disa flasin në foltore, të tjerë këndojnë ndonjë këngë, dhe ikin prap të shtëpi.

Që protesta të arrijë qëllimin, duhet ditur në radhë të parë kush janë qëllimet. Akoma nuk e dimë kush është qëllimi? Largimi i Ramës? Çfarë do të sjellin nga pas, zgjedhje të parakohshme? Apo do të sjellin një kryeministër brenda PS tjetër, se na vjen dhe lali Eri kryeministër, mos na shkoj më keq kjo protestë. E dyta, do te shkojmë në zgjedhje? Është e aftë sot opozita të shkoj në zgjedhje të parakohshme?

A e fut pra dot në zgjedhje, se sot ke problemin ligjor që nuk futet dot në zgjedhje, nuk ka një sigël një parti, që të fus kandidatët e saj e saj, komisionarët e saj në zgjedhje, në momentet që po flasim.

Tjetra, a shërben kjo protestë, që do shkojmë atje dhe do të rrimë, për mua jo, a shërben të marrësh kryeministrinë me dhunë, edhe po e more, të nesërmen do të heqin dhe nuk ke fituar asgjë.

Për mua protesta duhet të organizohet me strategji., të kesh një qëllim të caktuar dhe të fillosh ti heqësh fuqitë Edi Ramës copa-copa, ku janë paratë, dmth t’ia presh ato segmente të ekonomisë, ku ai fiton para.

Nëse ne nuk i prekim në para, ati do vazhdoj përsëri, kemi parë protesta gjashtë mujore, kemi parë protesta të 2009 të Edi Ramës, u dogjën fletët e votimit.

Kemi parë shpesh herë protesta të tilla pa një strategji, ca bërë në fund që bllokove bulevardin në fund, çfarë dëmi i solle qeverisë, puna është ta bësh aty ku i dhembi. P.sh. kemi rastin e portit të Durrësit tani, shko bllokoje tani, kemi rastin e Aeroportit të Nartës që po ndërtohet  pa leje ndërtimi, e hoqën tani, je opozitë shpërndahu, ke 100 mijë anëtare, 20 mijë këtu, 5 mijë atje, shko blloku kufirin, aeroportin, bëji dhimbje koke kryeministrit tamam, jo ti dalësh në bulevard, sepse ai sa herë dalin këta ikën nga zyra dhe tallet me njerëzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy