Elon Musk dhe NASA kanë mundur të dërgojnë dy austronautë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.
Raketa e kompanisë private “SpaceX” është nisur dhe sipas raportimeve tani austronautët ndodhen 200 kilometra sipër tokës në rrugën e tyre drejt stacionit hapësionor.
Një ngjarje e tillë vjen pas 9 vitesh pauzë, pasi për herë të fundit NASA ka nisur në vitin 2011 austronautë në hapësirë.
Gjithashtu ky moment u konsiderua historik sepse për herë të parë, një kompani private si “SpaceX” në pronësi të miliarderit Elon Musk, dërgon anije kozmike në hapësirë.
Dy astronautët që u nisën ditën e sotme në hapësirë janë Doug Hurley dhe Robert Behnken, të cilët kanë qenë shokë klase dhe janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin.



