Kikia: PD duhet të shndërrohet në alternativë qeverisëse, të zbresë në terren dhe të nisë fushatën (VIDEO)

Kikia: PD duhet të shndërrohet në alternativë qeverisëse, të zbresë në terren dhe të nisë fushatën (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia në MCN Live ka komentuar zhvillimet e fundit në PD ku ka nisur puna për riorganizimin e partisë dhe janë zgjedhur dy nënkryetarë.

Ai tha se opozita nuk ka kohë për të humbur pasi vendi është shumë pranë zgjedhjeve, ndërsa theksoi se në PD askush nuk mund të fitojë përballë Berishës.

Sipas tij PD duhet të shndërrohet në alternativë qeverisëse sa më parë dhe të dalin në terren për të nisur nga fushata.

Mendoj se PD s’ka kohë për të humbur dhe se di sa mund të jetë reale bashkimi pasi zgjedhjet janë në prag dhe praktikisht vendi po futet në vitin elektoral.

Megjithatë ajo që unë mendoj se kjo ka qenë një lëvizje siç ka qenë me detyrim përcaktim pasi protesta 20 shkurtit ishte një mesazh që qytetarët i dhanë opozitës që ishin të bashkuar, kishte një frymë opozitarizmi ndërkohë që vetë PD është një hap pas qytetarëve.

Politika njerëzit i bashkon mbi bazën e idealit, qëllimit por dhe interesit dhe jo domosdoshmërish interesi është material dhe përderisa u pranua dhe u vendos që gjithë ato sulme dhe sharje të lihen pas s’kishte çfarë të rikërkohej më për tu bashkuar dy grupet.

Ajo që hap pastaj diskutim është standardi i demokracisë, pati një përpjekje që u ekspozua si një qasje e re në politikë në kohën kur Berisha drejtonte foltoren dhe kulmoi me kuvendin e madh të stadiumit dhe PD më në fund do bënte zgjedhje demokratike, por ndodhi ajo që ndodhi dhe me kandidimin e Berishës u tërhoqën sepse me Berishën nuk mund të fitojë askush përballë tij në atë parti dhe ajo ëndrra u shua dhe nuk prisja të kishte demokraci tani.

Dhe në atë pjesë të PD të drejtuar nga Basha u zhvillua një proces zgjedhor por dhe ai formal pasi ishte e vendosur se kush do ishte kryetari. Normale do ishte që PD të kishte një qasje më transparente në zgjedhjet e forumeve.

Më tej ai shtoi se nëse dy grupet janë bashkuar mekanikisht për të vazhduar të funksionojnë si dy grupe sipas tij s’kanë arritur asgjë dhe do vazhdojnë të mbeten aty brenda oborrit të selisë, por nëse janë bashkaur për alternativë atëherë të lidhin këpucët dhe të dalin në rrugë sa më shpejt për të filluar fushatën.

Ndryshe nga si duhet të ishte një opozitë, në vend që opozita të ishte në krye të fushatës dhe më aktive ndodh e kundërta janë socialistët ata që po angazhohen.

Mendoj se duhet të jenë të tejkaluar idetë se çfarë pati thënë ky apo ai. PD nuk është se vuan nga mënyra e të bërit opozitë, sepse ajo po bën një opozitë shumë të mirë me denoncime, por ajo duhet të shndërrohet tashmë në alternativë qeverisëse për të zëvendësuar qeverinë që kanë. PD duhet të vijë me ide të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy