Kikia: Kuvendet e PD fillimi i betejës së vërtetë, do të vijojë rruga e çarjes (VIDEO)

Kikia: Kuvendet e PD fillimi i betejës së vërtetë, do të vijojë rruga e çarjes (VIDEO)

Analisti Mentor Kikia komentoi mbrëmjen e sotme nga studio e lajmeve të MCN TV betejën brenda PD. Ndryshe nga shumë të tjerë të cilët i shohin kuvendet e kësaj partie si fundin e diskutimeve dhe zgjedhjen e problemeve, Kikia tha se i sheh si fillimin e betejës së vërtetë. Sipas tij rruga e çarjes së PD do të vijojë por sërish mbetet për tu parë situata. I pyetur lidhur me akuzat dhe kërkesën e Berishës për dorëheqjen e Bashës, Kikia tha se ashpërsimi i gjuhës vjen për shkak të afrimit të datës së kuvendit.  

Intervista:

Zoti Kikia, një javë nga kuvendi i jashtëzakonshëm i PD-së, thërritur nga z. Berisha. Sot ish-lideri demokrat kërkoi dorëheqjen e Bashës të shoqëruar me disa akuza. Pse tani dhe jo më herët këto akuza?

Kikia: Afrimi i datës çon në intensifikim dhe ashpërsimin e gjuhës. Berishës i duhet të mbajë të ndezur atmosferën brenda PD, kështu që në pritje të kuvendit normalisht Berisha është duke bërë përpjekjet e fundit për ta zgjidhur me dorëheqjen e Bashës. Mendoj se nuk do ketë asnjë ndryshim, Berisha do shijojë mikpritjen për të shkuar më pas në kuvendin e datës 11.

Si e komentoni dorëheqjet e disa kryetarëve të degëve?

Kikia: I shikoj si stërvitjen e fundit para dy kuvendeve. Janë duke u bërë lëvizjet e fundit për të shkuar me një lidership zyrtar në kuvend. Vendimet e Bashës kanë qenë për emërimin e njerëzve të tij, nuk janë dorëheqje këto. Basha ka deklaruar se ata që do shkojnë në kuvendin e datës 11 do shkarkohen. Për ti paraprirë kësaj ata po tërhiqen në mënyrë të vullnetshme.

Çfarë pritet të ndodhë në finishin e kësaj lëvizjeje?

Kikia: Lufta politike fillon më 11 dhjetor, deri tani Berisha po shijon mikpritjen. Nëse dikush mendon se është fundi është gabim. Ky është fillimi i betejës së vërtetë që do të përbëhet nga dy grupime të mëdha duke krijuar fizionominë e dy partive. Do të vijojë rruga e çarjes, por sërish mbetet për tu parë. Unë e shikoj fundin me dy parti një drejtuar nga Berisha një nga Basha.

Këtë javë kishim vendimin e parë që dënoi me burg dy persona për blerjen e votave. Çfarë do të thotë ky vendim, jo thjeshtë për rastin, por për fenomenin?

Kikia: Është një lajm shumë i mirë. Kjo është hera e parë që ata që vjedhin zgjedhjet shkojnë në burg. Kjo është shumë e rëndësishme për vendosjen e vijës së kuqe. Vjedhja e votës nuk quhej vepër penale, është njëlloj si vjedhjet e tjera. Njerëzit që kanë në dorë të merren me organizimin e procesit dhe vnë dorë tek procesverbalet nuk ishin përballur me ligjin. Vjedhja e votës është shumë vjedhja e së ardhmes për të paktën 4 vitet e ardhshme.

Dy dite me pare Komiteti Teknik vendosi vaksinimin e detyruar dhe tekstin  e PCR cdo 5  dite edhe per punonjësit e administratës dhe marketeve. Është ky një vendim arbitrar dhe pse ne rastin e testimit te mos mbulohet nga shteti?

Kikia: Çështja e kostos është debat i vazhduesheëm. Duhej të ishte bërë nga shteti. Nëse do ta merrte përsipër shteti do duhej ta rimbursonte privatin për testet. Çmimi vijon të mbetet shumë i shtrenjtë. Masat e vendosura sot nga komiteti nuk është momenti për ti gjykuar. Masa për vaksinimin është masë shtrënguese për të rritur numrin e të vaksinuarve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy