Debate në Kuvend/ Tabaku: Inflacioni socialist ka goditur shqiptarët. Ibrahimaj: Opozita e vulës shpik terminologji

Debate në Kuvend/ Tabaku: Inflacioni socialist ka goditur shqiptarët. Ibrahimaj: Opozita e vulës shpik terminologji

Tensione dhe debate në seancën e sotme parlamentare mes deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe ministres së Financave, Delina Ibrahimaj.

Tabaku deklaroi se sa më shumë që shqiptarët largohen aq më shumë debatohet për një buxhet që nuk u shërben atyre dhe as u ofron atyre më shumë mundësi.

Ajo shtoi se në fund të vitit diskutohet një akt normativ që si për çdo vit adreson një llokmë të madhe buxheti të shpërndarë me koncesione apo tendera publikë.

Jemi sot në prag të vitit 2023 dhe qeveria ka miratuar një buxhet ku pranon se ka një borxh të fshehur dhe detyrime të prapambetura që kapin shifrën e thuajse 1 miliardë euro.

Jemi sot përpara faktit që shqiptarët kanë paguar deri në nëntor të këtij viti 1.2 miliardë euro më shumë për produkte importi edhe pse importet janë pakësuar me 6.4%.

 Shqiptarët prej 8 muajsh kanë paguar një çmim nafte me vlerë +200 lek/litër ndërkohë që norma e inflacionit sipas metodës së harmonizuar është 8% duke mos pësuar rënie.

Shporta e ushqimeve është inflacionuar me 30% mesatarisht që nga shkurti 2022.

Ky është realiteti i vendit më të varfër në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që ka pabarazinë më të madhe në rajon dhe që po vuan më shumë se kushdo tjetër në rajon inflacionin socialist.

Sipas saj, ky sistem i pandershëm që është ngritur dhe mbahet përmes arnimeve buxhetore, arnimeve të legjislacionit apo shkrimit të ligjeve me porosi ka prodhuar një treg të monopolizuar që vret konkurrencën për t’i dhënë jetë oligarkisë dhe padyshim korrupsionit.

Ky sistem ka mundësuar sot që inflacioni socialist të godasë gjithë shtresat e qytetarëve që ndjehen të pambrojtur dhe veçanërisht shtresën e mesme.

Atë shtresë që është bërthama e një shoqërie në zhvillim. Atë shtresë që ka fuqinë dhe forcën që të ndryshojë jo vetëm jetën ekonomike por edhe drejtimin politik të një vendi.

Atë shtresë që nuk e miklon dot as me një thes miell, as me një koncesion apo tender.

Kjo shtresë, familjet e kësaj shtrese sociale janë ata që sot nëpërkëmben më shumë se kushdo dhe që varfërohen më shpejt dhe më shumë nga inflacioni socialist.

Ndërsa shqiptarët ikin gjithnjë e më shumë, qeveria flet për Amnistinë Fiskale. Ndërsa familjet shqiptare paguajnë 1.2 mld euro më shumë për të blerë më pak produkte në shtëpinë e tyre qeveria flet për “pasaportat e Arta”.

Në replikë me Tabakun, ministrja Ibrahimaj tha se inflacioni në Shqipëri është rreth gjysma e inflacionit të vendeve të rajonit.

Ministrja shtoi se falë politikave që janë ndjekur në mos ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike, është sjellë një inflacion më i ulëti e vendeve të rajonit.

Inflacioni është ndjeshëm më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian. Konsolidimi fiskal vijon të jetë objektivi themelor. Politika fiskale do të vijojë të synojë një trajektore rënëse të borxhit publik.

Ndryshimet kryesore të buxhetit janë në rritje neto të të ardhurave me 5 miliardë lekë. Lidhen me performancë pozitiv e të ekonomisë shqiptare gjatë këtij vitit, efekt në rritjen e të ardhurave kanë pasur çmimet, aktiviteti ekonomik i shtuar ka ndikuar në rritjen e punësimit.

Nga ana e shpenzimeve, ndryshimi konsiston në rritjen me 30.2 miliardë lekë të shpenzimeve të përgjithshme.

Opozita e vulës dhe të shpikë terminologji që as janë parë dhe as janë dëgjuar as në Shqipëri askund. Të shpikë inflacioni socialist kjo nuk është parë dhe nuk është dëgjuar.

U desh që të ngrihet zëri i opozitës dhe të flasë për inflacionin, që nëpër botë e quajnë të Vladimir Putin, të përmendet si inflacioni socialist.

Në cilën botë jetoni ju, cilin realitet i servirin shqiptarëve. Inflacioni është i Putin, nuk është i socialistëve.

Sipas saj, inflacioni i Shqipërisë është inflacion që është ndikuar nga politikat e qeverisë së Putin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy