Meksi: Protesta nuk do të prodhojë efekte, është shfryrje dufi dhe nuk ka objektiva

Meksi: Protesta nuk do të prodhojë efekte, është shfryrje dufi dhe nuk ka objektiva

Në studion e Fact Check, drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, tha se protestat që po nbahen para Kryeministrisë prej disa ditësh nuk do të prodhojnë efekte. Ai tha se kërkesat e protestës nuk kanë ndonjë objektiv real dhe janë më shumë shfryrje e dufit të akumuluar nga një pushtet që e gjykojnë arrogant. 

 

Ajo që thotë Spiropali nuk ka lidhje me kërkesat e protestës. Nuk shoh ndonjë objektiv real në ato pesë kërkesa të protestës. Ata shprehin dufin me një pushtet që e gjykojnë arrogant. Nuk ndihen të përfaqësuar. Kjo ndjesi është e madhe vitet e fundit. Këta njerëz duan të kenë zërin e tyre për ta kundërshtuar. Edhe unë të isha kryeministër nuk do të jepja dorëheqjen për shkak të një proteste që e ka origjinën në tërheqjen zvarrë të një protestuesi, që gjithashtu ishte e gabuar. 

 

Nuk dua t’u heq shpresën protestuesve, por nuk gjykoj që protesta do të prodhojë efekte. Ndoshta në të ardhmen, nëse është e organizuar më mirë, mund të kthehet në grushtin që ju thoni rrëzon pushtetin. 

 

Unë nuk marr pjesë në protesta. Detyra jonë është t’i raportojmë sa më saktë. 

 

A është hibride? Mund të ketë elementë, por në ç’masë janë nuk e di. Theksoj se qytetarët aty janë vetë dhe duhen dëgjuar për atë që thonë. Ndoshta hetimi që po bën SPAK mund të zgjidhë çështjen. 

 

Protestat nuk kanë qenë të dështuara deri tani. Ka pasur hetime p.sh. për “5 Majin”. Ka pasur reflektim të PD lidhur me këtë protestë. PD ndjeu një panik të thellë që “ku jemi ne në këtë ekuacion”. 

 

Rama po reflekton në një farë forme. Mund të ketë pasur një gabim PR. Pastaj ka pasur gabim te historiku i pronës. 

 

Mënyra si shihet është sikur ka diçka për të fshehur. Nuk ka asgjë për të fshehur veç çështjes së pronave. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy