Bursa e energjisë, Duleviç: Do të rregullojë financat e KESH-it, nuk ndikon te konsumatori

Bursa e energjisë, Duleviç: Do të rregullojë financat e KESH-it, nuk ndikon te konsumatori

Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç, thotë se ndryshe nga sa ishte parashikuar, bursa e energjisë nuk do të jetë funksionale brenda marsit. Në studion e MCN Economy, Duleviç tha se afati i funksionalizimit të bursës do të jetë qershori ose korriku. Sipas tij, vetë KESH ka interes që vënia në funksion e bursës të shtyhet sa më shumë.  

E kam thënë, që bursa më 31 mars nuk do të jetë funksionale. Jemi shumë vonë, duhej të ishte vënë në nëntor. Me aq sa shikoj, marsi është e pamjaftueshme koha për t’u vënë në funksion.

Tani thuhet se është në momentin e simulimeve, por si platformë nuk është 100% funksionale. Nuk është hedhur në treg, janë bërë disa thirrje. Do të jetë funksionale nga gjysma e vitit, madje edhe për këtë kam dyshime. Bursa është e domosdoshme.

Bursa do të jetë një rregullator. Nuk do të kemi nevojë t’u referohemi bursave të tjera.

Kjo nuk zgjidhet pa vullnet politik. Më duket e pamundur të jetë funksionale në mars, pasi edhe interesi i KESH është të shtyhet sa më shumë. Ndodh vetëm një zvarritje apo shtyrje me justifikime absurde. Në momentin që ne blejmë në tregjet ndërkombëtare, do ta merrnim me një çmim më të kontrolluar.

Duleviç shpjegoi funksionimin e bursës së energjisë.

Sa i përket ERE, ajo nuk dikton çmimet e shitjes apo blerjes së energjisë. Këto do të diktohen nga bursa. Familjet do të paguajnë njëlloj. Por bursa do të rregullojë financat e KESH-it. Një familje që harxhon të njëjtën sasi, do të paguajë të njëjtin çmim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy