
Banorët e zonës së Bregut të Lumit vijojnë edhe sot protestën kundër shembjes së shtëpive të tyre, të cilat janë në perimetrin që përfshin zgjatimi i Bulevardit të Ri.
Protesta e nisur që herët në mëngjes është ndjekur nga forca të shumta policie, me të cilët ka pasur disa përplasje. Disa prej banorëve janë shoqëruar në polici. Mes tyre raportohet se ka edhe një të plagosur.
Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike. Atyre u janë bashkuar Jorida Tabaku, Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi.
Në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Mësohet se një shtëpi është prishur dhe po fillon puna për të ndërhyrë edhe në të tjera.
Banorët e Bregut të Lumit kundërshtojnë me çdo mjet prishjen e banesave dhe kërkojnë dëmshpërblim finaciar sipas ligjit në fuqi.



