Rezoluta për Kosovën, Bushati: Konsensusi, një kompromis kinez

Rezoluta për Kosovën, Bushati: Konsensusi, një kompromis kinez

Gazetari Andi Bushati e cilësoi kompromis kinez dakordësinë e arritur mes maxhorancës dhe opozitës për rezolutën për Kosovën, e cila u votua sot në Kuvend. Në studion e Të Paekspozuarit, Bushati tha se në rezolutë nuk dënohet në mënyrë eksplicite Serbia dhe kjo është fija që lidh të dy palët.  

Kishim dy palë që për dy javë u zunë ashpër. PD dhe opozita kërkonin që rezoluta të dënonte sulmin kriminal të organizuar nga Serbia. PS kërkonte dënimin e sulmit kriminal të organizuar nga nuk e di se kush. Pra, thelbi qe që opozita tregonte me gisht Serbinë, socialistët refuzonin ta tregonin me gisht Serbinë. Këtu u arrit kompromisi kinez. Çfarë u bë? Që në rezolutë të mos dënohej në mënyrë eksplicite Serbia si organizatore, u gjet një truk dhe në nenin e parë u tha se biem dakord me Kosovën, se Kosova e dënon sulmin. U kënaqën edhe këta të Rilindjes, u kënaq dhe opozita. Është lajm i mirë që parlamenti gjeti konsensus, por truku i përdorur ishte pak qesharak.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy