Djegia e mandatit të deputetit të Ahmetaj, Kuvendi informon KQZ-në për vakancën

Djegia e mandatit të deputetit të Ahmetaj, Kuvendi informon KQZ-në për vakancën

Kuvendi i Shqipërisë me anë të një shkrese ka njoftuar ditën e sotme Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përfundimin e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj.

Gjithçka pasi Ahmetaj ndodhet në arrati prej më shumë se gjashtë muajsh, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve.

Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të shkronjës “d” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, Ju njofton mbarimin përpara afatit kushtetues të mandatit të deputetit të PS-së Arben Ahmetaj, për shkak të mungesës së tij pa arsye për mbi 6 muaj rresht në Kuvend.

Kjo për arsye se seanca e fundit plenare ku deputeti Arben Ahmetaj ka marrë pjesë është data 6 korrik 2023.

Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës.

Pas Ahmetaj në listën e deputetëve vjen Dallëndyshe Bici, por emri më i përfolur për të marrë mandatin është Plarent Ndreca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy