Në konferencë e përbashkët me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne, ku Shqipëria mbylli sot negociatat për kapitullin e 20-të pas konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE, Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është e vetëdijshme për rrugën e gjatë që ka përpara.
Ai deklaroi se pret me padurim që të tregojë punën që po bën Shqipëria.
Ne jemi të vetëdijshëm se progresi nuk matet me numrin e kapitujve të mbyllura, por reformat dhe rezultatet e prekshme të arritura. Falënderime për KE, Marta Kos, ekipin e saj dhe të gjithë vendeve anëtare për besimin, mbështetjen dhe angazhimin përgjatë gjithë procesit. E dimë se kemi ende rrugë të gjatë për të bërë por jemi të përgatitur për t’ia dalë.
Pres me padurim që të mbahet samiti i ardhshëm i Planit të Rritjes, së bashku me Forumin e Investimeve në Tiranë. Atëherë do jemi shpresëplotë se do të kemi bërë edhe më shumë progres. Di që çdo kapitull ka rëndësinë e vetë. Njoh çdo kapitull dhe çdo paragraf të tij.
Integrimi është një projekt për të cilin kemi një ambicie të madhe dhe që duam ta realizojmë si një model për mënyrën se si të investojmë dhe zhvillojmë në harmoni me naytyrën.
Edhe manifestimet që janë përcjellë dhe transmetuar në mbarë botën, kanë ndihmuar për të përmirësuar dhe për të na bërë të ecim drejt rezultateve që do të jenë më bindëse. Presim me padurim kur të tregojmë të gjithë punën që po bëhet.
Nga ana e saj Kos u shpreh se falë punës së Shqipërisë mbyllet një tjetër kapitull “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale i cili ka të bëjë me ndihmën për bizneset shqiptare që të zhvillohen dhe sigurojnë më shumë vende pune.
Kapitulli 20 sjell përfitime reale për bizneset. Shqipëria po sjell politikat e saj industriale më pranë atyre të Bashkimit Europian, sidomos sa i takon teknologjive të reja, lëndës së pastër.
Është rasti të përgëzoj Shqipërinë për një tjetër arritje, pasi i ka vendosur vetes ambicie për të mbyllur reformat deri në fund të 2027. Sigurisht që ne e mbështesim këtë ambicie, por reformat duhet të vijojnë më tej.



