
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi dispononte një arsenal armësh. Antonio Leka ka dhënë deklarime kontradiktore përballë uniformave blu. Fillimisht ai është shprehur se do të vriste politikanët, ndërsa më pas ka shfaqur shenja patriotizmi. Jashtë kameras, fqinjët thanë se 36-vjeçari njihet si njeri i qetë dhe jo problematik.



