SHBA arbitron kufirin detar Greqi-Turqi: Greqia të përkufizojë Zonat Ekskluzive Ekonomike

SHBA arbitron kufirin detar Greqi-Turqi: Greqia të përkufizojë Zonat Ekskluzive Ekonomike

Konflikti mes Turqisë dhe Greqisë për kufirin detari cili vijon prej vitesh mund të marrë zgjidhje vetëm nëse shteti grek përcakton zonat ekskluzive ekonomike dhe vetëm pas këtij veprimi negociatat mund të vazhdojnë duke patur si arbitër SHBA-të.

Profesori amerikan Nicholas Economides në një opinion për gazetën Kathimerini sugjeron disa lëvizje në politikën e jashtme greke. 

Në një opinion për gazetën “Kathimerini”, Nicholas Economides, profesor i Stern School of Business, New York University, sugjeron disa lëvizje në politikën e jashtme të Greqisë, mes të cilave mund të gjenden pika interesi për Shqipërinë. 

Në vazhdën e mendimit politologjik sundues në Greqi, në kuadër të të cilit me politikë të jashtme në përgjithësi kuptohet siguria e vendit dhe me këtë nënkuptohet kërcënimi turk dhe Ecomonides vendos në listën e sugjerimeve të veta nevojën e ndryshimeve për të përballur Turqinë e Erdognait, që sipas tij synon krijimin e një kalifati. 

Përveç ndryshimeve të tilla si investimi pranë administratës Trump dhe BE-së, ndryshimi i qasjes me praktikën e lobimit, profesori në fjalë sjell në vëmendje domosdoshmërinë e përkufizimit nga Greqia të Zonave Ekskluzive Ekonomike përpara nisjes së negociatave me Turqinë.

Greqia duhet të përkufizojë zonat e veta ekskluzive ekonomike në territorin grek. Negociatat e vëshrira me Turqinë (me gjasë me arbitrimin amerikan) do të zhvillohen shumë shpejt. Nëse Greqia nuk përkufuzon së pari ZEE-në vet në territorin që i takon, do të jetë sikur të ecësh mbi fushën e minuar të negociatave pa busull dhe me shpinën zbuluar. Për sa kohë që ZEE e Greqisë në kufijtë me Zonat Ekskluzive Ekonomike të Qipros dhe Libisë nuk janë përkufizuar, Turqia mund të bllokoje çdo veprim të Greqisë, cilido qoftë ai, si shtrirja e një kabulli afër Kasosit, ashtu edhe kërkimi në Jug të Kretës

Ndarja e kufirit detar me Turqinë nënkupton se Greqia ka prioritete të qarta të sigurisë dhe se agjenda e saj me Shqipërinë për të njëjtën çështje kalon në plan të dytë. Duhet thënë se me Shqipërinë pala greke ka një marrëveshje të vitit 2009, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe të pa ratifikuar në Parlamentet e të dyja vendeve, ka një negociatat me rishikim pozitiv për vendin tonë në vitin 2018 ku përfshihej çështja e detit, por që u la pezull nga kryeministri Rama i cili propozoi kalimin në Hagë. 

Asnjë dosje nuk është bërë publike më për këtë çështje dhe me faktin e evidentuar tashmë se SHBA do të arbitrojë një negociatat mes Turqisë dhe Greqisë, dyshimi se shtyrja e marrëveshjes me Shqipërinë mund të interpretohet se është lobuar për të mos krijuar pozitë neogocimi të favorshme për Athinën, as edhe për të mos vendosur standardin apo precedentin në trajtimin e çështjes së ishujve. Që është kyçe në ndarjen e kufijve dhe ZEE-së në Egje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy