“Nafta”, Karakaçi: Mekanizmi është gati, Bordi i Transparencës mund të ngrihet shumë shpejt

“Nafta”, Karakaçi: Mekanizmi është gati, Bordi i Transparencës mund të ngrihet shumë shpejt

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi se autoritetet janë duke monitoruar nga afër situatën në treg sa i takon çmimit të rritur të naftës dhe se Bordi i Transparencës, i cili vendos çmimet tavan, mund të ngrihet shumë shpejt.

 

Në përfundim të mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave ai deklaroi se tregu i karburanteve po ndiqet në mënyrë dinamike, si në vend ashtu edhe në rajon, dhe se aktualisht nuk ka një vendimmarrje për ngritjen e Bordit, por mekanizmi ekziston dhe mund të aktivizohet në çdo moment.

 

Po analizojmë situatën për të parë nëse ka mungesa në treg. Sipas të dhënave tona, ngushtica e Hormuzit nuk përbën problem për furnizimin e Shqipërisë, pasi mbi 90% e importeve vijnë nga rrugë të tjera detare. 

 

Mekanizmi për ngritjen e Bordit ekziston dhe mund të aktivizohet shumë shpejt me një vendim të Këshillit të Ministrave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy