Propozimi i Majkos, ngrihet Komiteti Shtetëror për Diasporën

Propozimi i Majkos, ngrihet Komiteti Shtetëror për Diasporën

Qeveria ka vendosur ngritjen e Komitetit Shtetëror për Diasporën. Ky organ do të ketë funksion konsultativ pranë Këshillit të Ministrave për bashkërendimin e politikave të veprimtarive shtetërore në fushën e diasporës. Ky vendim vjen pas propozimit të ministrit të Shtetit pë Diasporën. 

VENDIM PËR  KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KOMITETIT SHTETËROR PËR DIASPORËN

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ngritjen e Komitetit Shtetëror për Diasporën, këtu e në vijim Komiteti, si organ konsultativ i Këshillit të Ministrave për bashkërendimin e politikave e të veprimtarive shtetërore në fushën e diasporës.

2. Komiteti kryesohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje të tij këta anëtarë:

a) Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;

b) Ministrin e Brendshëm;

c) Ministrin e Financave dhe Ekonomisë;

ç) Ministrin e Drejtësisë;

d) Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;

dh) Ministrin e Kulturës;

e) Ministrin e Mjedisit dhe Turizmit;

ë) Ministrin e Shtetit për Diasporën;

f)Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;

g) Kryetarin e Akademisë së Shkencave;

 gj) Drejtorin e INSTAT-it.

3. Fusha e veprimtarisë së Komitetit përfshin:

a) përgatitjen e linjave orientuese për hartimin e politikave të reja aktive dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike në fushën e diasporës;

b) propozimin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për çështje që lidhen me përmirësimin e pozitës së anëtarëve të diasporës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në vendet ku jetojnë;

c) nxitjen dhe zhvillimin e dialogut për zbatimin e strategjisë, politikave dhe legjislacionit në fushën e zhvillimit të komuniteteve të diasporës;

ç) koordinimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën;

d) mbështetjen dhe monitorimin e veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare për Diasporën.

4. Komiteti mblidhet jo më pak se një herë në tre muaj dhe sa herë është e nevojshme, me kërkesë të Kryeministrit.

5. Në mbledhjet e Komitetit mund të ftohen të marrin pjesë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare, të organeve të qeverisjes qendrore e vendore apo të institucioneve të tjera, pjesëmarrja e të cilëve çmohet e vlefshme për përmbushjen e misionit.

6. Veprimtaria e Komitetit mbështetet nga sekretariati teknik. Përbërja dhe detyrat e sekretariatit teknik përcaktohen me urdhër të Kryeministrit.

7. Urdhri nr.115, datë 11.5.2006, i Kryeministrit, “Për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit Ndërministror të Migracionit”, shfuqizohet.

8. Ngarkohen anëtarët e Komitetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy