
Bolivia është përfshirë në kaos pas përleshjeve midis mbështetësve të presidentit në largim, Evo Morales dhe policisë. Sipas mediave vendase, një 20-vjeçar ka mbetur i vdekur. I riu është qëlluar me plumb në kokë në Yapacani, në departamentin e Santa Cruz, ku mbështetësit e Morales kishin pushtuar bashkinë e qytetit.
Presidentja e përkohshme, Jeanine Anez, ndërkohë, ka emëruar 11 ministrat e parë të qeverisë së saj tranzitore. Gjatë ditës, lista e ministrave do të plotësohet. Anez, një ish-senatore e opozitës, u bë presidente pavarësisht se seancat e Dhomës dhe Senatit nuk e arritën kuorumin për shkak të mungesës së parlamentarëve të Lëvizjes Qeveritare për Socializëm (Mas) që kontrollonte 2/3 e të dy dhomave.
Morales e quajti emërimin e Anezit "një vetëshpallje", e cila përbën "grushtin më të devotshëm dhe të padrejtë në histori".
Mijëra protestues dolën në rrugët e La Paz të mërkurën për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të ri. Anëtarët e partisë së Morales, Mas, dhe qytetarë të thjeshtë u mblodhën në Plaza Murillo, ndërsa në pallatin presidencial betoheshin udhëheqësit e rinj ushtarakë.



