Cakrani: Dosjet në Gjykatën e Lartë duan 15 vjet të gjykohen, zgjidhja vjen me shtimin e gjyqtarëve (VIDEO)

Cakrani: Dosjet në Gjykatën e Lartë duan 15 vjet të gjykohen, zgjidhja vjen me shtimin e gjyqtarëve (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani, komenton ngërçin në Gjykatën e Lartë ku ka një stok prej 35 mijë dosjesh pa u shqyrtuar, ku ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, deklaroi se do të hiqen 3500 dosje nga stoku, për të gjitha rekurset, kryesisht ato civile dhe administrative.

Cakrani tha për MCN Live, se janë mbi 40 mijë dosje, në pritje për t’u gjykuar dhe jo 35 mijë, ku prej tyre 20 mijë janë vetëm në Apelin Administrativ, për të mos folur për Apelet e rretheve dhe Gjykatat e Shkallës së Parë.

Ajo që deklaroi ministri Manja, do të lehtësojë problematikën me dosjet në Gjykatën e Lartë, por nuk do e zgjidhë problemin.

Nëse shteti do nxjerr VKM për të tërhequr të gjitha rekurset që ka bërë shteti ndaj individëve apo shoqërive në Gjykatën e Lartë, do të sillte lehtësim pune, pasi gjykata ka 12 gjyqtarë nga 19 që duhet të ketë.

Nuk jam i kënaqur, se nëse Manja thotë se do heqë dorë vetëm nga ato çështje që varen nga administrata publike, kjo s’është gjë tjetër veçse diskriminim për problematikat e tjera të dëmshpërblimeve.

Këtu ka diçka selektive sa i takon kësaj vendimmarrje që do jetë nga ana e qeverisë.

Problematika zgjidhet vetëm me shtimin e numrit të gjyqtarëve, kërkon kohë, ndryshim e Kushtetutës dhe të futen edhe avokatët si gjyqtarë.

Ne vazhdojmë ende me Shkollën e Magjistraturës dhe do marrim 28-vjeçarët dhe do i fusim në sistem. Ka mënyra më efikase se kaq.

Sipas tij, Gjykatat e Apelit furnizojnë Gjykatën e Lartë, duke i fryrë gjykatat me çështje që mund të zgjidhen administrativisht, nëse shteti do ta zgjidhë këtë problem të qytetarëve me VKM.

Cakrani deklaroi se Gjykata e Lartë po akumulon dosjet që shkojnë nga shkallët e para të Apelit.

3500 dosje janë problematika pensionesh, marrëdhënie pune. Nëse do të heqësh rekursin se ai qytetari i ka fituar dy shkallët, hiqe që në Apel.

Mund të nxjerrë qeveria akt normativ, që të shfryjë dosjet në Gjykatën e Lartë.

Këto dosje duhen 12-15 vjet që të shqyrtohen, nëse ndalim dërgimin e dosjeve të tjera këtu.

Nëse shkon dosja në Gjykatën e Lartë sot, duhet të presë 15-16 vjet.

Avokati kërkoi që të bëhet një amnisti e gjerë për shumë vepra penale, çka do të çojë në heqjen e shumë rekurseve që janë në Gjykatën e Lartë.

Cakrani tha se edhe Prokuroria ka bërë shumë rekurse për vendimet, për të cilat nuk është e kënaqur, duke nënvizuar se Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokurori i Përgjithshëm, duhet t’i orientojnë prokurorët, në mënyrë që të mos shtohen dosjet, pasi për çdo arrestim, prokurori e mban në burg.

Jo për çdo gjë mund të arrestosh qytetarin, ka shtatë masa të tjera, që nga arresti i shtëpisë, detyrim paraqitje etj.

Duhet të merren masa që të ketë sa më pak masa penale që çon dosjet në Gjykatën e Lartë.

Avokati deklaroi se ngërçi zgjidhet vetëm me shtimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, si dhe kërkoi që të futen avokatët në gjyqësor dhe prokurori, sipas vjetërsisë së punës.

Sipas tij, gjyqtarët e rinj janë të trembur nga shteti dhe në dhënien e vendimeve, ndikohen nga ajo që thonë mediat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy