Protestat kundër policisë në Kolumbi, të paktën 10 viktima

Protestat kundër policisë në Kolumbi, të paktën 10 viktima

Një valë protestash të dhunshme kanë përfshirë prej dy ditësh Kolumbinë, pas një ngjarje që ngjason në dinamikat e saj me vrasjen në SHBA të George Floyd.

Autoritetet e Bogotas kanë deklaruar se ditën e djeshme të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë gjatë protestave, të nisura pas vrasjes së një avokati nga forcat e policisë lokale ditën e martë.

Video ku forcat e policisë bllokonin avokatin Javier Ordonez dhe përdornin kundër tij me minuta të tëra rrymën paralizuese të pistoletave “Tazer”, bëri xhiron e rrjetit dhe ndezi sërish zjarrin e pakënaqësisë ndaj metodave të policisë ne atë vend të Amerikës Latine.

Më shumë se 17 rajone policie u dogjën dje në kryeqytet, por edhe në qytete si Medellin, Cali dhe Manizales,  nga protestues të shtyrë sipas autoriteteve edhe nga “kartelet” e drogës që kontrollojnë ato zona.

Përtej viktimave, raportohen të paktën 2010 të lënduar civilë dhe rreth 200 nga ana e forcave të policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy