Inceneratori i Elbasanit, Gështenja: Procedurë korruptive, strategu i kësaj historie vetë kryeministri (VIDEO)

Inceneratori i Elbasanit, Gështenja: Procedurë korruptive, strategu i kësaj historie vetë kryeministri (VIDEO)

Deputeti Luciano Boçi përmes një statusi në Facebook, bëri publik gjendjen në inceneratorin e Elbasanit, të cilën ai e konsideronte alarmant.

Lidhur me këtë skandal në, në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV, deputeti demokrat Lefter Gëshatenja teksa e cilësoi këtë inceneratorë si një procedurë korruptive tha se për të nuk ka pasur asnjëherë transparencë dhe konkurrencë.

Më tej ai theksoi se sot që flasim në Elbasan nuk po digjen mbetje, por grumbullohen plerat nga i gjithë qarku, kur sipas tij ajo që duhet të bëjë qeveria është krijimi i një landfilli të përbashkët. Ai shtoi se tre inceneratorët janë mjaftueshëm që kjo qeveri të japë dorëheqjen, ndërsa bëri të ditur se opozita duhet të vijojë me denoncimet.

Në këtë inceneratorë nuk janë ricikluar ndonjëherë mbetjet vetëm po depozitohen plera. Ajo është një procedurë korruptive, duhet thënë se i gjithë ekipi që ka marrë pjesë si nga privatët dhe qeveria duhet trajtuar si grup i strukturuar kriminal sepse janë të njëjtët njerëz që kanë marrë pjesë në procedurën e Tiranës të të tre inceneratorëve, përfaqësues në qeveri dhe biznes. Nuk ka pasur transparencë në asnjë nga procedurat dhe as konkurrencë dhe sot që flasim në Elbasan nuk po digjen mbetje edhe pse është gjetur mënyra më e gabuar për djegien e mbeturinave. Sot asnjëra nuk djeg mbetje për qëllimin që janë ndërtuar. Qeveria paguan para nga buxheti i shtetit nga taksat e shqiptarëve për të transportuar plera nga Gramshi, Peqini etj për t’i çuar në Elbasan. Pse duhet të ketë në qarkun e Elbasanit një metodë e tillë? Kjo është e qartë që është për të grabitur paratë e shqiptarëve. Sot që flasim në vendin e quajtur inceneratorë nuk ka diçka të e tillë, por kemi një mal me mbetjet e qarkut të Elbasanit. Kjo qeveri sot s’ka më asnjë arsye të qëndrojë me atë që i ka bërë vendit me tre inceneratorët, ndërsa opozita duhet të vijojë me denoncimet.

I pyetur se ku ndodhen hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit, deputeti Gështenja tha se shpreson që organet ligj zbatuese të ecin sa më shpejt në këtë drejtim, ndërsa bëri përgjegjës kryesor për të gjitha kryeministrin. Ai tha se është një hetim i vonuar dhe se ka 6 vite që grabiten paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Shpresoj dhe besoj se puna e kryer nga komisioni hetimor, organet ligj zbatuese të ecin në këtë drejtim. Shpresoj që personat përgjegjës qofshin përfaqësues të qeverisë apo biznesit duhet të shkojnë përpara drejtësisë. Është hetim i vonuar, ka 6 vite që grabiten para, por ato duhet të mbyllen njëherë e më parë. Vetë kryeministri është ideatori i gjithë kësaj sepse pa vulën e tij s’mund të bëhej asgjë gjithçka është bërë me dijeninë e tij. Strategu i gjithë kësaj historie është vetë kryeministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy