Mjeku dhe pedagogu i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Pirro Prifti, deklaroi se kontrolli në spitalet publike në Shqipëri është zero.
Prifti vuri në dukje se duhet një reformë për sigurimet shëndetësore, duhet investim në menaxhim pasi drejtorët shpesh s’janë profesionitë.
Sipas tij ndryshimet janë shpesh në “llaç e tulla”, ndërkohë që mungojnë këshilltarët ekspertë në ministri.
Lidhur me infektimin e foshnjës me HIV/AIDS, Prifti tha:
Jam dakord me atë që thotë doktoreshë Silva Bino, por ngre një problem tjetër të madh. Ekziston edhe mundësia që të jetë infektuar edhe jashtë sistemit spitalor, por duhet kontroll me analiza jo vetëm te personeli i spitalit, por te pacientet që ka pasur afër fëmija, dhe jashtë te të afërm që kanë prekur fëmijët, kështu që është problem i vështirë. Masat parandaluese dhe kujdesi kanë nevojë për ngritje cilësore të mëtejshme. Sistemi shëndetësor në Shqipëri u përket dy elementëve kryesorë, e para parandalimi i sëmundjeve dhe e dyta kujdesi ndaj pacientit. Në të dyja sistemi unë shëndetësor çalon. Ndryshimet janë më tepër në infrastrukturë, llaç e tulla, se sa në drejtim të menaxhimit të spitaleve dhe qendrave shëndetësore, drejtimit nëpërmjet njerëzve profesionistë. Ministrja duhet të ketë përreth saj specialistë, s’ka pse flet vet për këtë problem. Ka drejtues drejtorie dhe të tjerë që të merren me këto punë. Populli s’ka nevojë të dalë me poza, fotografi edhe video, ka nevojë për zgjidhje. Ministrja duhet të mbledhë këshilltarë dhe t'u kërkojë mendim. Në përgjithësi këshilltarët e ministrave s’janë të profilit, s’janë ekspertë. Është një faktor që sistemi ynë shëndetësor çalon”.
Prifti u shpreh se tenderimet bëhen me kast të vonuara dhe favorizohen spitalet private. Ai tha se gjaku i dhuruar nuk ka përse të merret me para.
Me rregullore gjaku kontrollohet. Kontrolli duhet të ekzistojë në urdhra dhe praktikë. Kur kanë dalë kështu problemesh u janë dërguar fletë personave të veçantë (të infektuar) dhe është zgjidhur problemi. Gjaku kur merret paguhet. Gjaku dhurohet falas, s’ka pse të merret me para, mitmarrja është problem i rëndë. Gjaku i dhuruar falas duhen dhënë falas. S’ka nevojë që një person ta marri me parë kur është dhuruar. Tenderimet bëhen me kast të vonuara, ose mund të bëhen me kast që pacientët të shkojnë te spitalet private. Minimalja shefat e pavioneve nuk duhet të shkojnë edhe në spitalet private edhe aty.
Fondi i sigurimeve shëndetësore duhet të mbulonte një pjesë të rimbursimeve ndaj pacientëve. Shumica e popullatës paguan sigurime shëndetësore. Individi në Shqipëri paguan plus 400-600 mijë lekë të vjetra për ilaçe apo vizita. Janë 13 qendra shëndetësore, ku çdo qendër ka pediatër. Njeriu ka të drejtën e zgjedhjes së lirë të mjekut. Pacientët s’kanë besim te këta mjekë në qendra shëndetësore. Pacientët e rretheve duan të vijnë në Tiranë sepse mendojnë se ka specialist më të mirë. Ky problem duhet zgjidhur nga ministrja e Shëndetësisë.
Në Tiranë ka shumë kërkesa për punë, por vende të lira ka në të gjithë Shqipërinë. Shteti duhet ta rregullojë. Duhet fond i veçantë që bashkitë të kontraktojnë profesionistë të caktuar, jo vetëm mjekë. Është e qartë që rrogat janë një nga defektet e mëdha të sistemit të pagave. Por një problem tjetër është problemi i kontrollit dhe kontratës për rrogat. Duan të çojnë një mjekë në një rreth tjetër dhe thjesht i rrisin rrogën, por ka nevojë për një kontratë më komplekse, akomodimi, shkolla etj.
Në vitet 90 ka pasur 3 mjekë për 1 mijë banorë, sot ka më pak se 1 mjek për 1 mijë banorë. Në Shqipëri problem është një reformë që do kapë jo vetëm pagesat. Duhet një reformë e madhe edhe për fondin e sigurimeve shëndetësore dhe përzgjedhjen e mjekëve dhe kontrollin e tyre. Kontrolli në spitalet publike është zero. Autonomia lokale për spitalet publike është njësoj si të thuash do i bëjmë private. Duhet të investohet jo vetëm në llaç e tulla, por në menaxhim, pasi drejtorët shpesh nuk janë profesionistë”.



