
Një qytetar turk, që u plagos gjatë sulmeve vdekjeprurëse në Cristchurch të Zelandës së Re më 15 mars, vdiq, sipas ministrit të Jashtëm të Turqisë.
Mevlut Cavusoglu e lajmëroi vdekjen e qytetarit turk Zekeriya Tuyan, në Twitter.
Sipas familjarëve viktima e humbi jetën gjatë operacionit.
Brenton Tarrant, 28 vjeç nga Australia akuzohet për vrasjen e 50 (tashmë 51) vetëve, në një nga sulmet më të rënda në kohë paqeje në Zelandën e Re. /marrë me shkurtime sipas EuroNews, përgatiti Erina Çoku/



