
Se si do të jetë moti në natën e ndërrimit të moteve, për metereologen Adiola Bami, nuk ka dilemë që do të jetë i kthjellët e pa reshje shiu e as dëbore.
Në një komunikim me emision “MCN live”, Bami bën të ditur se sipas parashikimeve, moti do të jetë i kthjellët dhe i qëndrueshëm.
“Reshjet kanë qenë mesatare dhe situata do të vijoj në të gjithë vendin, në zonat malore dhe qendrore, me prezencë edhe në jug të vendit. Nga a marta e mërkura, reshjet do te jenë të pakta dhe të izoluara, pra do të mbetet moti i paqëndrueshëm gjatë kësaj jave.
Dita e premte, që përkon edhe me ndërrimin e viteve, do të kemi mot të kthjellët, poashtu edhe dita e pare dhe e dytë e viti të ri, do të mbizotëroj mot i kthjellët. Nuk do të ketë reshje bore në zonat malore, për ata që kanë vendosur të pushojnë në juglindje dhe verilindje te vendit.
Me gjasë moti do të jete i kthjellët gjatë tërë javës dhe sipas Bamit, edhe vlerat termike do të jenë të favorshme, dhe jo siç rëndom karakterizohen gjatë stinës së dimrit.
“Do të kemi rënie të temperaturave , ku nga 19 gradë C, do të shkoj në 17 gradë C, nga e marta, e mërkura do të mbeten të njëjtat vlera termike, dhe jo siç do duhej të jenë në dimër, në këtë periudhë deri në -2 gradë C. E gjithë java nuk do të jetë e ftohtë, temperaturat më të larta max mbeten 17-18 gradë C. Java e fundit e dhjetorit, përkatësisht pjesa e dytë, e enjtja, e premtja, do të jetë me mot të kthjellët, dhe relativisht të ngrohtë, edhe nga lagështia në ajër”.



