Pas mesazhit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, ka ardhur edhe reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, për mbajtjen e Forumit Ballkanik kundër Anti-Semitizmit për vitin 2020, që dje vit u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë.
Në postimin e saj, diplomatja amerikane Kim, shkruan se Shqipëria është një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe një shembull i fuqishëm për pjesën tjetër të botës rreth besës.
Postimi në Twitter
“Si tha @SecPompeo, Shqipëria është një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe një shembull i fuqishëm për pjesën tjetër të botës për BESËN. Kur kishte më shumë rëndësi, populli shqiptar e mbajti nderin e tij dhe mbrojti ata në nevojë.”



