
“Vuçiçi e di mirë se përdorimi i forcës ndaj Kosovës vë në rrezik ushtarët e NATO-s”.
Kështu deklaroi ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, gjatë një diskutimi të mbajtur sot me gazetarët. O'Brien vuri në dukje se Prishtina dhe Beogradi duhet të reduktojnë tensionet, ndërsa kërkoi përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Sa i përket tensioneve, ne e dimë se e ardhmja për të dyja vendet është në Bashkimit Evropian dhe ekonominë globale. Ne po punojmë me dy qeveritë për të parë se kjo është e mundur. Vuçiçi e di mirë se çfarëdo përdorim i forcës ndaj Kosovës do të ishte i papranueshëm pasi kjo i vë në rrezik ushtarët e NATO-s që janë atje për të mbrojtur popullatën serbe dhe shqiptare. Çështja kyçe këtu është se palët duhet t’i reduktojnë tensionet, edhe ato që ndërlidhen me ushtrimet e ushtrisë përreth kufirit. Duhet përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit dhe presim që kjo të ndodhë shpejtë. Qeveria serbe ka ndërmarrë disa hapa për këtë. Mirëpresim lëvizjen e trupave ushtarake prapa dhe bashkëpunim në hetim. Por këto nuk mjaftojnë”.



