Drejtori policisë Veliu, reagon për grabitjen në Fier: Forca e Ligjit do të godasë çdo kriminel

Drejtori policisë Veliu, reagon për grabitjen në Fier: Forca e Ligjit do të godasë çdo kriminel

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka vlerësuar punën e policisë së Fierit, ku mundën të arrestonin në kohë rekord tre grabitësit e një këmbimi valutor ditën e sotme.

Përmes një reagimi një deklarate për mediat, Veliu shprehet se kapja në kohë e autorëve është një sinjal domethënës se Forca e Ligjit do të godasë ashpër çdo element kriminal.

“Vlerësim dhe inkurajim për strukturat e Policisë së Fierit, që në kohë rekord ndaluan 3 autorët e grabitjes me armë të një pike këmbimi valutor.

Reagim në kohë e profesional, me gjithë rrezikun që mbarte aksioni i ndjekjes, çka rrit besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Kapja në kohë e autorëve është një sinjal domethënës se Forca e Ligjit do të godasë ashpër çdo element kriminal, me prioritet ata që tentojnë të agresojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Shërim të shpejtë dy te plagosurve!”, thuhet në reagimin e Drejtorit të Policisë.

Policia mundi të arrestonte tre grabitësit, të cilët nën kërcënimin e armëve dhe duke plagosur dy persona, morën një shumë të madhe lekësh.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy