Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Fier-Seman.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve tip “Benz” dhe “Volkswagen” janë lënduar dy drejtuesit dhe katër pasagjer të të dy makinave.
Në njërën nga makinat, drejtues ishte një 16-vjeçar.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip "Benz" dhe "Volkswagen" me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, e për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



