Shkrimi i “Historisë së shqiptarëve”, Kasmi: Jemi “zgjuar” vonë, e pashmangshme të mos u referohemi fqinjëve   

Shkrimi i “Historisë së shqiptarëve”, Kasmi: Jemi “zgjuar” vonë, e pashmangshme të mos u referohemi fqinjëve   

Në studion e emisionit “Arnautistan”, historiani Marenglen Kasmi u ndal te puna që po bëhet për shkrimin e Historisë së Shqiptarëve. Kasmi tha se teksti i plotë do të jetë gati në fund të vitit dhe do të përkthehet edhe në anglisht.

Kasmi tha se shqiptarët kanë qenë pak të vonuar në pikëpamje të shkrimit të historisë, çka e bën të vështirë të shkëputesh nga ajo që është shkruar për ne nga fqinjët.

Ai solli si model të bashkëpunimit komisionin çeko-gjerman të pas Luftës së Dytë Botërore.

Botimi i historisë së shqiptarëve nën logon e Akademisë së Shkencave është i nevojshëm, por edhe garanci për saktësinë e tij. Duhet thënë që duke qenë se jemi të vonuar në këtë “zgjim”, kaq të vonuar jemi edhe në pikëpamje të shkrimit. Pra historia jonë do të shkruhej edhe nga vendet fqinje, historia është delikate në perceptim. Në momentin që tekstet e para janë shkruar nga të tjerë, është e vështirë të kalohet kjo gjë. Sa i përket bashkëpunimit, në të gjithë Europën ka shembuj të mirë. P.sh., komisioni gjermano-çek që u ngrit pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo mund të jetë një orientim për Ballkanin.

Ne nuk jemi komb agresiv. As kemi qenë ndonjëherë. Kjo edhe kur vjen puna në trajtimin shkencor. E kemi të shtruar, jo agresiv. Kjo do të jetë e përfshirë në enciklopedi. Historia e Shqiptarëve do të jetë në fund të këtij viti produkt i dorëzuar nga autorët. Më pas nis procesi i redaktimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy