Kremrat e diellit dëmtojnë mjedisin, por shkencëtarët zbulojnë një alternativë të re

Kremrat e diellit dëmtojnë mjedisin, por shkencëtarët zbulojnë një alternativë të re

Shkencëtarët kanë zbuluar një bakter që mund të prodhojë një përbërës kyç për kremrat kundër diellit, në mënyrë që këta të mos e dëmtojnë mjedisin. Zbulimi i publikuar në ACS Synthetic Biology mund të ndikojë në prodhimin e kremrave që mbrojnë lëkurën nga dielli.

Këto të fundit janë krijuar për të mbrojtur lëkurën nga rrezatimi i dëmshëm ultraviolet. Por përbërësi sintetik që bën të mundur bllokimin e rrezeve ultraviolet përfundon në dete dhe oqeane, ku pasi akumulohet, shkakton dëme. Ky përbërës është toksik për organizmat detare, ndikon në zbardhjen e koraleve, shkakton reaksione alergjike dhe mund të ndërhyjë në sistemin e hormoneve të njeriut.

Por fatmirësisht ekzistojnë alternativa të tjera të padëmshme të këtij elementi kimik. Një prej tyre është shinorina, një përbërës i degradueshëm që përthith rrezatimin ultraviolet dhe që prodhohet në mënyrë natyrale nga disa baktere dhe alga detare. Shinorina mund të nxirret nga algat e kuqe.

 Shkencëtarët në Universitetin e Floridas përzgjodhën Synechocystis, një bakter që mund të modifikohet lehtësisht. Modifikimi gjenetik rezultoi produktiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy