Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka takuar sot një takim me bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE, në vijim të vizitës së tyre faktmbledhëse në Tiranë.
Gjatë takimit me Vasilin, bashkëraporterët kanë shfaqur interes lidhur me fazën aktuale të Reformës në Drejtësi, procesin e vetingut, zhvillimet e fundit politike në vend si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Vasili u shpreh se është momenti për të treguar maturi në lidhje me hapat dhe të gjitha vendimmarrjet që pritet të ndërmerren nga aktorët vendas dhe ata ndërkombëtarë mbi zbatimin e reformës në drejtësi. Sipas Vasilit, në këtë mënyrë nuk do të përsëriten histori të së shkuarës lidhur me respektin e munguar ndaj ligjit dhe Kushtetutës.
Njëkohësisht, Vasili është shprehur se autoriteti i Këshillit të Europës është i mirëpritur në vendin tonë, duke vlerësuar se çdo herë ai ka treguar ekuilibër lidhur me problemet e Shqipërisë.



