
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka verifikuar 200 sulme në objektet shëndetësore në Ukrainë që nga fillimi i luftës.
Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus i bëri me dije ditën e sotme këto shifra dhe i kërkoi Rusisë të ndalojë këtë luftë.
Duke folur nga Kievi, pasi kaloi dy ditë në Ukrainë, drejtori i OBSH tha se ishte thellësisht i prekur nga ajo që pa dhe dëgjoi.
Ka një ilaç që OBSH nuk mund ta sigurojë dhe që Ukraina ka nevojë për më shumë, dhe kjo është paqja. Mesazhi im për të gjithë popullin ukrainas është se OBSH është me ju.



