Transporti urban në Tiranë/ Shabani: Problem monopoli i privatëve dhe mungesa e konkurrencës. Nuk duan të monitorohen me GPS

Transporti urban në Tiranë/ Shabani: Problem monopoli i privatëve dhe mungesa e konkurrencës. Nuk duan të monitorohen me GPS

Kreu i Nismës Thurje dhe njëherësh anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endri Shabani, tha se problemi me transportin në bashkinë e Tiranës është fakti që shërbimi u është dhënë si monopol privatëve. Duke folur në "MCN Economy" Shabani vë në dukje se GPS-i mungon në linjat urbane të Tiranës sepse privati nuk do të monitorohet, me qëllim që të lëvizë më ngadalë, pasi kështu ka një leverdi financiare. 

Problemi është strukturuor, konceptual. Z.Veliaj bën premtime që s’i mban dot për sa kohë transporti publik s’është më publik. Transporti në bashkinë e Tiranës u është dhënë për administrim privatëve, që secili ka marrë monopolin e një linje, dhe është kthyer në pengesë për progresin e cilësisë së shërbimit. Autobusi i Kamzës ka GPS, mund ta shohësh në kohë reale ku është autobusi. Autobusët në kryeqytetin e Shqipërisë nuk kanë GPS, pra ne nuk e dimë. Kjo humbet kohë për qytetarët që pret në stacion, për t’u orientuar për gjithë ata që vijnë për herë të parë në Tiranë. Për sa kohë që privatët nuk monitorohen, mund të lëvizin më ngadalë sepse kështu u leverdis nga ana financiare.

Pse nuk kemi sot GPS në Tiranë? Sepse privati nuk do të monitorohet. Nuk është se teknologjia mungon, është jashtëzakonisht e lirë, madje di raste kur u është ofruar dhe nuk është bërë sepse nuk e lënë privatët. Privatët nuk duan të monitorohen, sepse nëse do monitoroheshin do merrnin gjoba. Ke shumë elementë të tjerë që burojnë nga fakti që ky shërbim s’është publik. Ne kemi votuar në Këshillin Bashkiak që gjithë studentët të udhëtojnë falas në Tiranë. Po të ishte transporti publik, studentët do udhëtonin vetëm me kartë studenti, dhe pensionistët do udhëtonin falas”.

A ka bllokues më të mëdhenj të transportit në Tiranë se sa autobusët?! Privati për të kursyer koston e karburantit, të stafit, në vend që të vendosi 3-4 autobusë të vegjël, vendos një të madh sa një tram. Privati ka qëllim fitimin. Privati thotë mua më leverdis të shkojë në qendër sepse në qendër kam më shumë klientë. Nga Kinostudio te Uzina Traktor përshkohet me makinë për 5 minuta, me autobus do 1 orë, dy orë. Dy orë vërdallë që këta dy koncesionarë të bëjnë para! Këta janë burim të trafiku, sepse të gjithë zbrazen në qendër, te unaza e vogël! 

Privati ka qëllim fitimin dhe fitimi rritet duke ulur cilësinë e shërbimit dhe duke rritur çmimin. Kemi të keqen e dy boteve, kemi një transport monopol që s’lejon konkurrencën, dhe e dyta është privat, ka qëllim fitimin, është kombinimi më i keq. Bashkia duhet të ketë transportin e vet publik në treg, dhe pastaj privatët le të konkurrojnë. Transporti publik u është dhënë privateve dhe i ka duart e lidhura. Bashkia duhet të ketë transportin publik të vet".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy