Imuniteti i tufës? Kostoja do të ishin miliona të vdekur

Imuniteti i tufës? Kostoja do të ishin miliona të vdekur

"Imuniteti i tufës? Mund të ketë një çmim jashtëzakonisht të madh për sa u përket jetëve njerëzore: do të kishte miliona vdekje ”. Peter Piot, mikrobiologu belg, i njohur për kërkimet e tij mbi Ebolën dhe AIDS-in, drejtori i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, një nga këshilltarët specialë të Komisionit Evropian për Covid-19, ka shpjeguar në një konferencë shtypi në Bruksel si do të ishte nëse nuk do të merreshin masa kufizuese.

Dalja nga pandemia e koronavirusit duke arritur "imunitetin e tufës", domethënë, lejimi i njerëzve të infektohen, veçanërisht më të rinjtë, do të sillte "një çmim të madh" për sa u përket jetëve njerëzore, duke pasur parasysh se "mbi 85% të popullsisë evropiane” ka ende të ngjarë të preket nga Sars-CoV-2.

Do të kishte "miliona vdekje", shpjegon mikrobiologu Piot. Nga ana tjetër, vazhdon shkencëtari, mbyllja e popullsisë në shtëpi me "një bllokim të gjatë" do të na bënte të binim në "varfëri".

Piot përfundon duke thënë se për fat të keq është "e pamundur" që Covid të shndërrohet në "një virus të padëmshëm" dhe se "drita në fund të tunelit" përfaqësohet nga fakti se ka "shumë vaksina" në zhvillim e sipër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy